Gjatë datave 16-18 nëntor u mbajt në Pragë “Smart Cities Economic Forum”, me përfaqësues të qyteteve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në këtë forum u trajtuan temat si:

✔ Qytetet Inteligjente;
✔ Agjenda e gjelbër dhe tranzicioni digjital;
✔ Politikat e BE për Ballkanin Perëndimor, mjetet financiare për implementimin e projekteve për qytetet e zgjuara;
✔ Strategjitë lokale për zhvillimin e qyteteve të zgjuara.

Forumi u organizua në katër panele nga disa qytete të përfshira ku pjesëmarrësit u njohën me eksperienca efikase të qyteteve të tjera, ku u prezantua se çfarë bën secila Bashki në fushën e digjitalizimit.
Drejtoresha e Inovacionit znj. Faola prezantoi platformen Digital Tirana (https://digitaltirana.al) si një pikë themelore të ekosistemit Tech të kryeqytetit, shërbimet e digjitalizuara si dhe nismat e ndërmarra nga Drejtoria e Përgjithshme e Teknologjisë, Informacionit, Inovacionit dhe të Dhënave.