×

“Forcimi i Menaxhimit Financiar dhe kontrollit në Bashkinë e Tiranës”

Sistemi i menaxhimit financiar dhe kontrollit është krijuar me qëllim sigurimin e një infrastrukture software dhe hardware që ndihmon në forcimin e menaxhimit financiar të brendshëm dhe kontrollit në Bashkinë Tiranë, minimizon gabimet njerëzore dhe shkurton kohën e nevojshme për veprimet i dhe të bëjë të mundur saktësin e informacionit, si dhe akses në cdo kohë i të dhënave financiare për vendimmarrje të bazuar mbi to.

Nëpërmjet tij është arritur:

  • Përmirësimi cilësor i forcimit të menaxhimit financiar dhe kontrollit, nëpërmjet sigurimit të një sistemi të përshtatshëm të dixhitalizuar për menaxhimin financiar.
  • Rritja e kapaciteteve njerëzore në Bashkinë e Tiranës.
  • Automatizim maksimal të proceseve për të patur një zgjidhje finale të një sistemi që përfshin të dhënat e buxhetuara, realizimet dhe të dhënat operacionale përkatëse.

Përmirësimi i eficencës dhe i efektivitetit në punë i të gjithë kapitalit njerëzor të Bashkisë së Tiranës dhe dhënies së shërbimit në një kohë sa më të shpejtë Qytetarëve.