×

Florentina Ferati, vajza shqiptare që punon për Facebook!

Nuk janë të rralla historitë e shqiptarëve të suksesshëm nëpër botë dhe rasti i Florentinës i shtohet kësaj liste.Florentina Ferati nga Ferizaji, ka arritur të punësohet në gjigantin “Facebook”. Ajo është një profesioniste në #CyberSecurity. Që prej vitit 2015, Florentina punon si një Analiste Sigurie pranë #Facebook, duke mbrojtur të dhënat më sensitive të mbi 2 miliardë përdoruesve dhe infratrukturës së korporatës.

Ajo shfrytëzon aftësitë e saj në mjekësinë ligjore, hetimin dhe analizën e të dhënave për zgjidhjen e rasteve komplekse gjatë përditshmërisë.

Një tjetër rol i madh i saj është përmirësimi dhe shkallëzimi i sistemeve të zbulimit dhe aftësive të reagimit për t’u përgjigjur dhe për të siguruar mbrojtjen kundër kërcënimeve në shkallë të gjerë.