×

Ferdiana Hoti

Shembull suksesi!👏🏻
Ferdiana Hoti, nga qyteti i Gjilanit është një shkencëtare që premton shumë dhe një shembull suksesi dhe inkurajimi për të rinjtë shqiptarë e kosovarë.
Ajo është studente e doktoraturës në akademinë më të madhe shkencore në Evropë, “SCK-CEN”, ku është duke u doktoruar për mënyrat e komunikimit të pasigurive që janë të pranishme në situatat me rreziqe radiologjike. Gjithashtu Ferdiana, në bashkëpunim në Institutin Shkencor për Energji Nukleare është duke hulumtuar tema që lidhen me mënyrën se si mund të integrohen shkencat shoqërore dhe interesat e publikut në çdo disiplinë.