×

Ermir Lushnjari

Një jurist shqiptar në Itali ka krijuar një aplikacion në ndihmë të emigrantëve.
Ju prezantojmë me Ermir Lushnjarin i cili punon si këshilltar ligjor për imigracionin në Itali. Ai ka krijuar aplikacionin “Çaj Mali”, i cili udhëzon emigrantët si të pajisen me nënshtetësinë italiane.
Në app ka sqarime të detajuara për të gjithë rrugët që duhet të ndiqen për përgatitjen e dokumentave, pagesat, zyrat ku duhet të drejtohen etj. Gjithashtu në aplikacion gjendet edhe mundësia për të bërë pyetje në lidhje me paqartësi që lidhen me problematikat e shtetasve të huaj.
Suksese!