Bashkia Tiranë, si bashkia më e madhe në vend, përjeton vështirësi të shumta në koordinimin dhe monitorimin e procesit të vlerësimit të arritjes së objektivave të vendosur, nisur nga volumi i informacionit që merret dhe nga mungesa e një pike referuese mbi historikun e ndjekjes së këtyre objektivave përgjatë zhvillimit, jo vetëm në fazën finale duke rritur riskun e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve prej këtyre punonjësve. Ky projekt u zhvillua në kuadër të menaxhimit më të mirë të procesit të vlerësimit të rezultateve në punë të punonjësve të Bashkisë Tiranë. Secili punonjës duke u loguar me kredencialet e tij personale hedh në sistem objektivat e tij të vendosura nga përgjegjësi për periudha 6 mujore të vitit. Në përfundim të 6 mujorit bëhet vlerësimi i tyre nga eprori se sa i kanë realizuar objektivat e kërkuara.