Digital Tirana është një iniciativë e ndërmarrë nga Drejtoria e Inovacionit, pjesë integrale e Drejtorisë së Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit, Inovacionit dhe të Dhënave në Bashkinë e Tiranës.
Kjo platformë sjell së bashku një sërë elementësh të sektorëve privatë dhe publikë për të mbështetur startup, sipërmarrës, aktorë të ekosistemit si dhe për të dhënë një informacion gjithëpërfshirës për nomadët digjitalë.

Nëpërmjet kësaj platforme të gjithë aktorët e ekosistemit do të kenë mundësi jo vetëm të njihen me risitë më të fundit të inovacionit, sipërmarrjes dhe teknologjisë, por edhe të regjistrojnë startup-et e tyre.

Digital Tirana synon të krijojë një urë bashkëpunimi mes të rinjve të cilët nisin një sipërmarrje të re dhe aktorëve apo programeve financuese kombëtare dhe ndërkombëtare.
Duke u regjistruar në Digital Tirana, çdo startup është një hap më pranë suksesit!

Në këtë faqe do të gjeni çdo informacion të nevojshëm për hapësirat cooworking, nomadët digjitalë, shembuj të të rinjve sipërmarrës të suksesshëm, të rejat më të fundit mbi ekosistemin etj.
Shih më shumë këtu: https://digitaltirana.al/