×

Citizens Voice for Digital Rights

Me mbështetjen e Bashkisë së Amsterdamit dhe organizatës partnere “Democratic Society”, Bashkia Tiranë sjell për ju workshop-in “Aftësimi për të Drejtat Digjitale”.

Ky sesion synon të pajisë qytetarët me njohuri, aftësi dhe metoda për të mbrojtur të drejtat e tyre digjitale, qoftë ato personale apo si pjesë e një komuniteti.

Çfarë janë të drejtat digjitale?

Të drejtat digjitale janë të drejtat e njeriut por në epokën e internetit. Kjo nënkupton jo vetëm mbrojtjen e të drejtave tuaja në hapësirën e internetit, për shembull të drejtat tuaja për privatësi dhe lirinë e shprehjes, por edhe të drejta të tilla si sigurimi se të gjithë kanë qasje në internet, ose që fëmijëve nuk u mohohen pjesë të arsimit të tyre sepse ata nuk kanë mjete e nevojshme .
Me anë të këtij workshopi, ne duam të dimë se çfarë mendojnë njerëzit për të drejtat e tyre digjitale tani dhe çfarë duhet të bëhet për t’i mbrojtur ato, pasi kompanitë private të teknologjisë bëhen gjithnjë e më të fuqishme dhe të pranishme në jetën tonë.
Kjo është arsyeja pse Democratic Society, vendosi të presë këtë seminar në Tiranë dhe Amsterdam, Bordeaux dhe Milano.

 

Si do të funksionojë?

Workshopi nuk do të zgjasë më shumë se katër orë dhe do të organizohet në aplikacionin Zoom. Ne do t’ju dërgojmë të dhënat përkatëse dhe detaje se si të merrni pjesë paraprakisht. Nëse keni ndonjë shqetësim për mënyrën e aksesimit ose pyetje në lidhje me mënyrën se si do të funksionojë kjo video thirrje, ju lutemi na kontaktoni.

Workshopi do të konsistojë kryesisht në një bisedë midis jush, pjesëmarrësve të tjerë dhe stafit nga Tirana dhe organizatës partnere “Democratic Society”. Do të jenë rreth 25 pjesëmarrës të tjerë nga qyteti juaj, dhe ju do të ndaheni në grupe më të vogla në mënyrë që të gjithë të kenë një mundësi për të folur. Ne do të dëshironim të dëgjonim për mendimet dhe përvojat tuaja.

Bëhu pjesë e workshop-it këtu: https://docs.google.com/forms/d/1Vd_RNtzuX0prU82hgWgaG3rWwjsTJMlBtLwHIWMIYfE/viewform?edit_requested=true


Për informacione të m
Për informacione të mëtejshme ju lutem na kontaktoni në email tonë: inovacioni@tirana.al.