A e dini se çfarë është blockchain?
Në ditët e sotme, monedhat digjitale, ndryshimet dhe zhvillimi që kanë sjellë po pushtojnë portalet ndërkombëtare. Megjithatë nuk ndodh rrallë që edhe pas leximit të artikujve të tërë, prap të mos kuptojmë se si realisht funksionon teknologjia.

Blockchain, i referuar ndonjëherë si Teknologjia e Regjistrave të Shpërndarë (DLT),  ka bërë  historinë e çdo aseti digjital të pandryshueshëm dhe transparent përmes përdorimit të decentralizimit dhe hashimit kriptografik.

Blockchain njihet më së shumti për mbështetjen e kriptomonedhave si Bitcoin, por versionet e teknologjisë po hapin shpejt rrugën e tyre në shumë aspekte të jetës së përditshme, nga pasaportat e vaksinave te financat, video-lojërat dhe pagesat ndërkombëtare.

Një analogji e thjeshtë për të kuptuar teknologjinë blockchain është një dokument në Google. Kur krijojmë një dokument dhe e ndajmë atë me një grup njerëzish, dokumenti shpërndahet në vend që të kopjohet ose transferohet. Kjo krijon një zinxhir shpërndarjeje të decentralizuar që u jep të gjithëve akses në dokument në të njëjtën kohë. Askush nuk është i kufizuar në pritje të ndryshimeve nga një palë tjetër, ndërkohë që të gjitha modifikimet e dokumentit regjistrohen në kohë reale, duke i bërë ndryshimet plotësisht transparente.

Sigurisht, blockchain është më i ndërlikuar se një dokument në Google, por analogjia është e përshtatshme.

Blockchain është një teknologji veçanërisht premtuese dhe revolucionare sepse ndihmon në reduktimin e rrezikut, eliminon mashtrimin dhe sjell transparencë në një mënyrë të shkallëzuar për përdorime të panumërta.

Shembull: Kur një vajzë kishte nevojë të tregonte prova të vaksinimit për të marrë pjesë në një koncert folk-pop në Bogota në shtator, ajo nxori telefonin e saj dhe hapi aplikacionin e saj VitalPass, i cili përdor teknologjinë blockchain për të gjeneruar një kod (QR) që lejon një vend të verifikojë një status te përdoruesit.

Pasaporta digjitale është më e besueshme se një kartë vaksinimi në letër, e cila mund të falsifikohet lehtësisht, sepse ka një teknologji blockchain pas saj.

Tregu për teknologjinë dhe shërbimet e blockchain parashikohet të rritet në 67.4 miliardë dollarë deri në vitin 2026, nga 4.9 miliardë dollarë këtë vit, sipas studiuesit MarketsandMarkets.

Në mënyrën më të thjeshtë, blockchain është një bazë të dhënash e përbashkët ku informacioni digjital regjistrohet dhe ruhet në “blloqe” që janë efektivisht të pandryshueshëm, duke i bërë të dhënat në zinxhir të sigurta dhe të verifikueshme. Kodi i softuerit i quajtur kontrata inteligjente lejon blockchain të marrë disa funksione të një banke ose të një loje pa ndonjë përfshirje njerëzore. 

Përdorimi më i njohur i Blockchain (dhe ndoshta më i diskutueshëm) është në kriptovalutat. Kriptovalutat janë monedha digjitale, si Bitcoin, Ethereum ose Litecoin, që mund të përdoren për të blerë mallra dhe shërbime.

Disa fusha kryesore ku blockchain po bën revolucion:

Video-Lojëra

Një zhgënjim midis lojtarëve është se ata nuk mund t’i marrin personazhet e tyre nga një lojë në tjetrën dhe ndonjëherë nuk mund të shesin lehtësisht armët që fitojnë ose blejnë. Blockchain u jep lojtarëve mundësinë për të përfituar nga aftësitë e tyre. Axie Infinity luhet nga më shumë se 1 milion përdorues aktivë çdo ditë, shumica prej të cilëve paguajnë për të luajtur, të cilët fitojnë monedha digjitale duke mposhtur rivalët dhe që prodhojnë monstra të lezetshëm si tokena të pandryshueshme, ose NFT, asete të gjurmuara nëpërmjet blockchain që mund t’i shesin në shkëmbimet e kriptove . Disa njerëz në vendet në zhvillim thonë se lojëra të tilla tashmë janë bërë burimi i tyre kryesor i të ardhurave. 

Kompanitë tradicionale të lojërave video po hyjnë në arenë. Ubisoft Entertainment SA, prodhuesi francez i titujve si Assassin’s Creed, ka investuar në Animoca dhe CEO i Ubisoft, Yves Guillemot thotë se ai dëshiron që kompania të jetë një lojtar kyç në lojërat blockchain, të cilat ai e sheh si një nxitës rritjeje për industrinë. Megjithatë rreziku i mashtrimeve është i lartë.

Pagesat ndërkombëtare

Njerëzit që dërgojnë fonde nga SHBA te të afërmit jashtë shtetit janë mësuar t’u japin shkurtime të mëdha ndërmjetësuesve si Western Union Co. Kjo po ndryshon. Në tetor, kompania mëmë e Facebook, Meta Platforms Inc. filloi një program pilot për të lejuar konsumatorët në SHBA dhe Guatemalë të dërgojnë para ndërkombëtarisht falas. Në mbështetje të shërbimit është startup-i Paxos Trust Co., i ashtuquajturi stablecoin i të cilit funksionon në blockchain Ethereum dhe vlera e të cilit nuk ndryshon shumë nga dita në ditë. Infrastruktura Blockchain gjithashtu pritet ta bëjë më të shpejtë dhe më të lirë shlyerjen e pagesave dhe transaksioneve komerciale. 

 

Çfarë mësuam shkurtimisht:

  • Një blockchain është një bazë të dhënash që ruan blloqe të koduara të të dhënave dhe më pas i lidh ato së bashku për të formuar një burim të vetëm kronologjik të së vërtetës për të dhënat;
  • Asetet digjitale shpërndahen në vend që të kopjohen ose transferohen, duke krijuar një rekord të pandryshueshëm të një aseti;
  • Aseti është i decentralizuar, duke lejuar akses të plotë në kohë reale dhe transparencë për publikun;
  • Një regjistër transparent i ndryshimeve ruan integritetin e dokumentit, i cili krijon besim në përmbajtje.

 

Më poshtë një video shpjeguese e Blockchain

Burimi:
BuiltIn
Bloomberg