×

Portali Open Data: më shumë kategori të dhënash, datasete të reja dhe përmirësime vizuale.

Open data është filozofia që mbështet shpërndarjen dhe publikimin e lirë të të dhënave pa kufizime ligjore, patenta apo mekanizma të tjerë kontrolli. Të Dhënat e Hapura mund të përdoren, modifikohen dhe ndahen nga çdokush dhe për çdo qëllim. Prej datës 19 Prill 2017, Bashkia e Tiranës me mbështetjen e UNDP-së, u bë Bashkia e… Lexo më shumë.

Bashkia Tiranë në konferencën e parë të Koalicionit të Qyteteve për të Drejtat Digjitale

Nëpërmjet një blogposti të mëparshëm, Drejtoria Përgjithshme e Teknologjisë së Informacionit dhe Statistikave ka ndarë lajmin se qyteti i Tiranës i është bashkuar iniciativës së një sërë qytetesh të tjera të cilat synojnë të bashkojnë forcat për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të tyre në botën online, por edhe për të rritur dijen dhe… Lexo më shumë.

Tirana tashmë pjesë e “Koalicionit të Qyteteve për të Drejtat Digjitale”

Koalicioni i Qyteteve për të Drejtat Digjitale (Cities Coalition for Digital Rights) është një iniciativë e përbashkët e iniciuar nga qytetet e Amsterdamit, Barcelonës dhe të New York City e cila ka patur mbështetjen e UN-Habitat, EUROCITIES, CGLU dhe të gjithë qyteteve të tjera pjesëmarrëse për të mbrojtur, promovuar dhe monitoruar të drejtat dixhitale të… Lexo më shumë.

Website të Bashkisë së Tiranës i shtohen një sërë shërbimesh të reja

Bashkia e Tiranës vjen me risi të tjera për t’iu ardhur sa më pranë qytetarëve, duke ofruar shërbime në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa humbur kohë në radhë apo zyra. Si një nga njësitë vendore me numrin më të madh të banorëve në vend, tashmë Bashkia e Tiranës ofron një gamë të gjerë të shërbimeve… Lexo më shumë.

“Free Wi-Fi” tashmë edhe në Qytetin Studenti

Vijon ofrimi i shërbimit “Free Wi-Fi” në zonat kryesore të qytetit. Në kuadër të nismës “Tirana Smart City”, tashmë në qytetin e Tiranës ofrohet shërbimi “Free Wi-Fi” në zonat e sheshit “Skënderbej” dhe “Pazari i Ri”. Hapi i rradhës ishte shtrirja e shërbimit edhe te “Qyteti Studenti”, projekt i cili është implementuar me sukses dhe… Lexo më shumë.