×

Arta Shehu Zaimi, vajza shqiptare që themeloi #labbox

Ju prezantojmë me Arta Shehu Zaimi, vajzën shqiptare që themeloi #labbox, një kompani e cila bën dizenjimin e produkteve edukative në fushën e elektronikës.Produkti i tyre synon t’u mundësojë fëmijëve të kenë një laborator personal në shtëpi, përmes të cilit ata të arrijnë ta përdorin teknologjinë për të krijuar projekte të ndryshme. Përmes librave me… Lexo më shumë.

Alba Sula, një ndër programueset më të reja shqiptare

Sot do t’ju prezantojmë me Alba Sulën, një ndër programueset më të reja shqiptare.Alba ka studiuar për inxhinieri matematikë dhe informatikë dhe sot punon si zhvilluese softueri në gjuhë të ndryshme programimi si #java, #html, #css, #flutter, #php pranë ikubINFO.

Ju prezantojmë me Zana Tabakun, një ndër sipërmarrëset e para femra në sektorin e TIK në Kosovë

Sot do t’ju prezantojmë me Zana Tabakun, një ndër sipërmarrëset e para femra në sektorin e TIK në Kosovë dhe njëkohësisht shembull që po ndryshon “mendimin” për gratë e reja në Kosovë dhe orientimin e ambicien e tyre profesionale.Ajo ka punuar si Inxhiniere Softuerësh në Appdec dhe zhvilluese Softuerësh në Cacttus sh.a për katër vjet…. Lexo më shumë.

Florentina Ferati, vajza shqiptare që punon për Facebook!

Nuk janë të rralla historitë e shqiptarëve të suksesshëm nëpër botë dhe rasti i Florentinës i shtohet kësaj liste.Florentina Ferati nga Ferizaji, ka arritur të punësohet në gjigantin “Facebook”. Ajo është një profesioniste në #CyberSecurity. Që prej vitit 2015, Florentina punon si një Analiste Sigurie pranë #Facebook, duke mbrojtur të dhënat më sensitive të mbi… Lexo më shumë.

Njihuni me Artiona Bogo-n

Ju prezantojmë me Artiona Bogo-n, vajzën shqiptare, e cila e nisi karrierën e saj si inxhiniere softueri në Shqipëri, por tashmë është pjesë e qendrës së inovacionit në kompaninë gjermane SAP . Ajo drejton angazhimet strategjike të klientëve dhe është zëdhënëse për teknologjitë e decentralizuara brenda ekosistemit dhe produkteve të përpunimit të të dhënave.