×

Ana Deliallisi

#AlbYouthInTech Ju prezantojmë me Ana Deliallisi një prej inxhiniereve të softuerëve më të mira në Austri. Menjëherë pas përfundimit të studimeve në Shqipëri, Ana tashmë është pjesë e një prej instituteve kërkimore më të mira në botë për inxhinieri softueresh dhe kompani lider në Linz, Austri. Go girl!

Dardan Isufi

#AlbYouthInTech Ju prezantojmë me Dardan Isufin, një prej sipërmarrësve më të suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit në Kanada. Pak kohë më parë qeveria e Kebekut, në Kanada, ka miratuar aplikacionin e tij “Eva” si një nga shërbimet publike të qytetit. Aplikacioni më i ri #Eva është një projekt i bazuar mbi ‘blockchain’ dhe… Lexo më shumë.

Ledian Hymetllari

Një i ri shqiptar që ka përparuar në karrierën e tij në fushën e teknologjisë është Ledian Hymetllari, i cili prej 5 vitesh punon si Senior Software Developer pranë Adobe. Ai është zhvillues në një prej platformave më të mëdha të e-commerce në nivel ndërkombëtar, e quajtur Magento. Suksese!

Ajet Tahiri

#AlbaniansinTech Dikur ndiqej politikisht, sot Ajet Tahiri ka kompani telekomunikacioni. Një histori suksesi konsiderohet jeta e Ajet Tahirit nga Novolani i komunës së Vushtrisë, i cili gjatë viteve ’90 u largua drejt Austrisë prej përndjekjes politike serbe, por sot ai udhëheq kompaninë e telekomunikacionit ‘’AT Mobilfunk GmbH’’ në Innsbruck, Austri. Kompania e tij ka si… Lexo më shumë.

Josif Grabocka

Josif Grabocka profesori i Inteligjencës Artificiale në Gjermani.  Me studimet e përfunduara për Inxhinieri Kompjuterike në Universitetin METU, Turqi, ai ka përfunduar studimet pas-universitare për Inteligjencë Artificiale në Universitetin e Darlans në Suedi. Në fushën e Inteligjencës Artificiale mbrojti edhe Doktoraturën në Universitetin e Hildesheim-it në Gjermani në 2016, ku sot është profesor. Punimi i tij shkencor u… Lexo më shumë.