×

Geri Çupi

Ju prezantojmë me Gerin Çupin, sipërmarrësin shqiptar nën 30 vjeç i vlerësuar nga Forbes. Ai është bashkëthemelues i kompanisë “MonoChain” dhe në vitin 2018 kompania e tij zgjeroi aktivitetin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë vitit 2020, 28 vjeçari shqiptar u konsiderua nga revista “Forbes”, si një nga të rinjtë më vizionar dhe të… Lexo më shumë.

Arbër Puci-aplikacioni LaPiat

#ShembullSuksesi Që prej muajit prill 2017, Arbër Puci dhe skuadra e tij kanë punuar për të zhvilluar aplikacionin #LaPiat, i cili lidh shefat në Toronto me klientë të cilët kërkojnë të blejnë ushqime të gatshme. Veçantia e këtij aplikacioni qëndron në faktin se të gjitha ushqimet që mund të porositen prej tij, përgatiten në shtëpi… Lexo më shumë.

Hazëm Jashari

Zbuluesi shqiptar i kamerës që dallon njerëzit me Covid-19! Nuk janë të pakta fushat në të cilat shqiptarët kanë korrur sukses nëpër botë. Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Hazëm Jashari, pronar i ndërmarrjes “Mirtechologie SA” me seli në Gjenevë, ka tërhequr vëmendje me zbulimin që kjo e fundit i ka bërë kamerës që identifikon… Lexo më shumë.

Teuta Hyseni

#ShembullSuksesi Teuta Hyseni është një nga femrat më të suksesshme në San Francisco të Kalifornisë. Ajo është inxhiniere e sigurisë në kompaninë e Bill Gates, gjigantin “Microsoft”.   Teuta Hyseni është inxhiniere e Sigurisë në projektet kryesore të Microsoft-it për sigurinë e aplikacioneve, duke vlerësuar defekte të mundshme brenda aplikacioneve, duke shqyrtuar arkitekturën e aplikacionit… Lexo më shumë.

Mira Mezini

#ShembullSuksesi Ju prezantojmë me Prof. Dr. Mira Mezini, profesore e informatikës në Universitetin Politeknik në Darmstadt të Gjermanisë, ku ajo drejton sektorin shkencor për inxhinierinë e softuerit dhe për gjuhët e programimit.   Inxhinierja Mezini është autore dhe bashkëautore e disa librave shkencorë për informatikën në gjuhën gjermane dhe angleze, e respektuar në komunitetin ndërkombëtar… Lexo më shumë.