×

Luka Lamaj

#ShembullSuksesi Ju prezantojmë me një tjetër të ri shqiptar të suksesshëm! Luka Lamaj ka projekt të tij kryesor “Docere”, ku është bashkëthemelues dhe CEO. “Docere” është një startup teknologjik në fushën e mjekësisë dhe më konkretisht është një platformë komunikimi mes mjekëve dhe pacientëve, ku ekzaminimet mjekësore bëhen online me ndihmën e veçorive si: grafitë… Lexo më shumë.

Granit Beka

#ShembullSuksesi 👏🏻 Eksperti i sigurisë kibernetike Granit Beka, është listuar në listën e famshme mirënjohëse (Hall of Fame) të kompanisë gjigande Apple, pasi ka identifikuar dhe raportuar disa gabime në sigurinë e web faqeve të Apple. https://support.apple.com/en-us/HT201536

Albina Peposhi

#HistoriSuksesi Ju prezantojmë me Albina Peposhin, vajzën 17-vjeçare e cila edhe pse vetëm në gjimnaz është ndër ekspertet më të mira në fushën e teknologjisë së informacionit. Talenti dhe pasioni për teknologjinë ka bërë që ajo t’i përkushtohet dhe të mësojë çdo ditë gjëra të reja dhe të jetë pjesë e pandashme e konkurseve të… Lexo më shumë.

Mirgen Hoxha

#HistoriSuksesi Sot ju prezantojmë me Mirgen Hoxhën, një prej të rinjve të suksesshëm i cili së bashku me ekipin e tij drejton #motomtech: një kompani e cila dizenjon dhe zhvillon produkte teknologjike për kompani të huaja në botë. Mirgeni dhe #motomtech kanë zgjedhur të punojnë në Shqipëri por krijojnë platforma dhe shërbime enkas për tregun… Lexo më shumë.

Xhuliana Kurti

#ShembullSuksesi Internet pa WIFI, vajza shqiptare fiton çmimin e dytë në botë! Ju prezantojmë me Xhuliana Kurtin, studenten shqiptare që fitoi çmimin e dytë në Gjermani pasi paraqiti ide inovatore për dërgimin e materialeve përmes telefonave inteligjente edhe pa internet dhe pa paguar faturën. Ky konkurs prestigjioz “IAA Mobilitython”, u zhvillua në Mynih, Gjermani për… Lexo më shumë.