#TiranaOpenData
Kur flitet për bizneset e reja që i shtohen çdo ditë Shqipërisë, Tirana është gjithmonë në krye të listës së zgjedhur nga të rinjtë për të hapur dhe zhvilluar biznesin e tyre. Kjo jo vetëm për numrin e madh të popullsisë por edhe për kushtet e favorshme që të rinjtë e Shqipërisë gjejnë në Tiranë.
Të dhënat e Open Data tregojnë se sipas Instat për vitin 2020:
- Rreth 28% e bizneseve gjithsej të vendit ushtrojnë aktivitetin në bashkinë e Tiranës;
- Në Tiranë, tregtia me 32% të bizneseve renditet e dyta pas ‘Shërbimeve të tjera’ që zënë 36%;
- Bujqësia zë peshën më të vogël (1%);
- Aktiviteti me rritjen më të madhe të numrit të bizneseve është aktiviteti i Informacionit dhe Komunikacionit me 9%.
Shih më shumë të dhëna në https://opendata.tirana.al/