Drejtoria e Inovacionit në Bashkinë e Tiranës, në kuadër të programit #BiblioTech, zgjeroi më shumë mundësinë e shfrytëzimit të bibliotekave të qytetit, këtë herë në shërbim të të gjithë të rinjve të apasionuar pas teknologjisë.
Duke u krijuar të rinjëve mundësinë e njohurive shtesë në fushën e teknologjisë, sipërmarrjes dhe inovacionit, krijuam seanca bashkëbiseduese mes të rinjve dhe ekspertëve të fushave si Teknologjia e Informacionit, Inovacioni, Komunikimi, Edukimi, etj. Në këtë mënyrë jo vetëm i ndihmojmë ata/ato të eksplorojnë më shumë talentet dhe pasionet e tyre, por edhe i japim mundësinë e shfrytëzimit të bibliotekave të qytetit si hapësira ku ndahen dhe fitohen njohuri.
Drejtoria jonë gjithashtu ka për qëllim të rrisë aksesin në informacion dhe të ndërgjegjësojë rininë dhe komunitetin duke u ofruan laboratorë teknologjie, hapësira miqësore dhe ekspertët më të mire vendas.