Përgjatë fundjavës së 26-28 shkurtit, në mjediset e Parkut Olimpik u zhvillua sfida kombëtare e teknologjisë “Bibliotech Challenge” për fëmijë të moshave 8-18 vjeç. Ky konkurs u zhvillua për t’i inkurajuar ata të zhvillojnë ide teknologjike dhe inovative mbi çështje dhe sfida që prekin ata, bashkëmoshatarët, komunitetin e tyre si dhe t’i përgatisë ata për aftësitë e shekullit XXI duke promovuar ndërgjegjësimin mbi sigurinë e tyre digjitale. Konkursi u organizua nga Bashkia Tiranë dhe UNICEF Shqipëri në partneritetin e tyre në kuadër të iniciativës së programit “Bibliotech”.