×

Arta Shehu Zaimi, vajza shqiptare që themeloi #labbox

Ju prezantojmë me Arta Shehu Zaimi, vajzën shqiptare që themeloi #labbox, një kompani e cila bën dizenjimin e produkteve edukative në fushën e elektronikës.Produkti i tyre synon t’u mundësojë fëmijëve të kenë një laborator personal në shtëpi, përmes të cilit ata të arrijnë ta përdorin teknologjinë për të krijuar projekte të ndryshme. Përmes librave me ilustrime dhe shembujve në praktikë, fëmijët duke përdorur labbox-in mësojnë sesi t’i zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të zgjidhin probleme teknologjike në mënyrë kreative.Arta është gjithashtu bashkë themeluese e Akademia jCoders. Të dyja start-upet e saj kanë në thelb krijimin e një hapësire edukimi përmes tekonologjisë.