×

Arbër Puci-aplikacioni LaPiat

#ShembullSuksesi 👏
Që prej muajit prill 2017, Arbër Puci dhe skuadra e tij kanë punuar për të zhvilluar aplikacionin #LaPiat, i cili lidh shefat në Toronto me klientë të cilët kërkojnë të blejnë ushqime të gatshme.
Veçantia e këtij aplikacioni qëndron në faktin se të gjitha ushqimet që mund të porositen prej tij, përgatiten në shtëpi apo restorant nga kuzhinierë të ndryshëm, të cilët kanë profilin e tyre në aplikacion dhe të gjithë përdoruesit mund të njihen më mirë me personat pas gatimeve të porositura.
Suksese!