Siguria kibernetike  përfshin një sërë masash të ndërmarra për mbrojtjen e sistemeve, rrjeteve dhe programeve nga sulmet digjitale. Këto sulme në internet zakonisht kanë për qëllim hyrjen, ndryshimin ose shkatërrimin e informacionit të ndjeshëm.

Zbatimi i masave efektive të sigurisë në internet është veçanërisht sfidues sot sepse ka më shumë pajisje sesa njerëz dhe sulmuesit po bëhen më inovativë.

Nisur nga fakti i kalimit të aktiviteteve të lidhura me veprimtaritë e përditshme të punës nga PC në pajisjet celulare dhe anasjelltas, mbrojtja e pajisjeve mobile është po aq e rëndësishme sa edhe vetë siguria e PC.

Më poshtë do të gjeni disa rekomandime për të bllokuar sulmet e mundshme në telefonat tuaj mobile.

Mos e humbni vigjilencën vetëm sepse jeni në pajisjet tuaja mobile. Jini po aq të kujdesshëm sa në një desktop!